Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi

Futboll

Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:43
Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi

Real Madrid nuk po mendon vetëm për sulmin, tashmë ata po mendojnë edhe për të rregulluar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas raportimit nga “Mirror”, “Los Blancos” ka piketuar yllin e Chelsea, Reece James. Lojtari i lindur në 99’, deri më tani ka grumbulluar 6 gola dhe 7 asiste në 31 ndeshje për këtë sezon.

Agjentët e Reali e kanë vrojtuar djaloshin të paktën 9 herë këtë sezon, dhe duket qartazi se spanjollët e kanë seriozisht për të.

Vlera e James aktualisht është 55 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat