Tuchel u pa shumë i nervozuar

Futboll

Tuchel u pa shumë i nervozuar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:13
Tuchel u pa shumë i nervozuar

Thomas Tuchel u pa shumë i nervozuar në një moment të caktuar të pjesës së dytë në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Crystal Palace. Nervat e gjermanit ishin të lidhura me disa gabime të Jorginhon, me mesfushorin që gaboi pasime të thjeshta.

Megjithatë, Tuchel ka reflektuar sa i takon lojtarit të tij dhe së fundmi është shprehur se italo-braziliani është “shtrydhur” në këtë sezon mes ndeshjeve me kombëtaren dhe atyre me Chelsea.

“Jorginho ka sakrifikuar veten për skuadrën dhe kjo mund të shihet qartë. Pas triumfit në Europian me Italinë ai ndjeu shumë presion pasi pritshmëritë për të ishin të larta.

Por, Jorginho gjithnjë merr përsipër përgjegjësi dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë tek ai, prandaj e dua shumë. Mendoj se në këtë sezon e kemi “shtrydhur” dhe tani po shihen pasojat, për momentin ai nuk është në më të mirën e tij”, theksoi Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat