Laporta: Nuk ishte faji i Barcelonës

Futboll

Laporta: Nuk ishte faji i Barcelonës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:38
Laporta: Nuk ishte faji i Barcelonës

Duke folur në konferencën për shtyp, presidenti i Blaugrana-s, Joan Laporta komentoi praninë e 30 000 tifozëve të Eintracht Frankfurt në tribunat e Camp Nou në ndeshjen e javës së kaluar në Europa League:

“U kërkoj falje tifozëve për atë që ndodhi të enjten. Shumë prej abonentëve tanë nuk u sollën mirë dhe ia lanë biletën tifozëve vizitorë. Ne menduam se mekanizmat tanë të kontrollit do të funksiononin, por grupet e organizuara të rishitjes së biletave arritën të arrijnë qëllimin e tyre.

Barcelona nuk është fajtore për atë që ndodhi, por është përgjegjësia jonë më e madhe të sigurojmë që kjo të mos ndodhë më kurrë. Për ta bërë këtë ne do të vendosim bileta nominale”, deklaron numri një i Barcelona-s.

Në konferencen paraprake të takimit të La Liga me Cádiz, të hënën, Xavi, trajneri i Barcelonës, tregoi se pushtimi i më shumë se 25 mijë tifozëve të Eintracht Frankfurt në Camp Nou, në ndeshjen e Europa League, mbetet i pranishëm në kujtesën e katalanasit..

“Kur u largova nga hoteli, kuptova menjëherë se diçka nuk ishte në rregull. Na morën gjithçka, ne u ndjemë të grabitur në shtëpinë tonë. Nuk më dukej sikur po luanim në shtëpi. Gjithçka shkoi keq.

Ishte një natë fatale në çdo aspekt. Filloi dhe përfundoi keq”, tha trajneri katalanas në një konferencë për shtyp, duke supozuar se ka ndjerë mbështetjen e pakushtëzuar nga tifozët e Barçës: “Ndeshja e fundit ishte një përjashtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat