Ancelotti: Nuk ndjehem kampion

Futboll

Ancelotti: Nuk ndjehem kampion

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:39
Ancelotti: Nuk ndjehem kampion

Real Madrid është shumë pranë titullit në këtë sezon të La Liga-s teksa Los Blancos kanë qenë lider në pjesën më të madhe të kampionatit.

Pas disfatës së fundit të Barcelonës, rruga për madrilenët lehtësohet edhe më shumë e tashmë dy ndeshjet e radhës mund të jenë përcaktuese për të festuar titullin edhe matematikisht.

E para është ajo ndaj Osasunës në transfertë, teksa trajneri Carlo Ancelotti thekson se ai ende nuk ndjehet kampion dhe se ka shumë eksperiencë për të pasur të tilla ndjesi.

“Mesazhi ndaj skuadrës është ai i zakonshmi, është e vërtetë se jemi pranë triumfit në La Liga, megjithatë ka ende ndeshje dhe ndaj Osasunës do të jetë e vështirë. Nuk ndihem ende kampion, kam shumë eksperiencë për të pasur ndjesi të tilla, në mendjen tonë është vetëm trepikëshi me Osasunën dhe më pas ndeshja me Espanyol.

Modric është pak i lodhur dhe nuk do të luaj, ndërsa Benzema është mirë dhe nuk ka asnjë arsye për ta lënë jashtë. Vinicius është i përqendruar për të ndihmuar ekipin dhe nuk është i fiksuar për të shënuar. Sigurisht, golat bëjnë mirë, por në fillim vjen ekipi”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat