Federata Italiane ndëshkon ashpër ish-mbrojtësin e Interit

Futboll

Federata Italiane ndëshkon ashpër ish-mbrojtësin e Interit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:12
Federata Italiane ndëshkon ashpër ish-mbrojtësin e Interit

Federata Italiane e Futbollit ka ndëshkuar ish-mbrojtësin e Interit, Gary Medel me dy ndeshje pezullim si dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Lojtari i Bolonjës protestoi tek arbitri në ndeshjen e javës së shkuar kundër Juventusit për një episod në favor të bardhezinjve.

Arbitri më pas e ndëshkoi lojtarin fillimisht me karton të verdhë, por pas protestave të vazhdueshme të Medel vendosi t’i tregonte kartonin e kuq lojtarit.

34-vjeçarin nuk e mbajtën nervat në atë moment dhe i’u kthye kryesorit të garës me një gjuhë ofenduese duke e akuzuar se ai ishte tifoz i juventusit dhe se po arbitronte në favor të tyre.

Me këtë vendim Federata Italiane ka dashur të japi një shembull strikt në evitimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat