Pato: Maldini e di që jam i gatshëm për rikthim te Milani

Futboll

Pato: Maldini e di që jam i gatshëm për rikthim te Milani

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:04
Alexandre Pato

Ylli i Orlando Cityt, Alexandre Pato, ka treguar që drejtori teknik i AC Milanit, Paolo Maldini, e di që ai është i gatshëm për një rikthim në “San Siro”.

Momentalisht, Pato është duke luajtur me skuadrën amerikane, Orlando, me të cilën ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2022, por tani ka shprehur vullnetin e tij që të rikthehet te Milani.

Sulmuesi 32 vjeçari beson që ai ende mund ta dëshmojë vetën në Serie A, ku aktualisht skuadra e Stefano Piolit kryeson tabelën me dy pikë më shumë se vendi i dytë, Interi, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Tek Orlando është mirë dhe unë ende kam një kontratë, por Maldini e di që unë jam i gatshëm. Tani jam pjekur, kam tjetër sjellje drejt futbollit dhe ndoshta do të mund të ndihmoja me lojtarët e rinj”, tha Pato.

“Më mungon Italia dhe italianët, ngrohtësia e tifozëve. Gjithmonë i them gruas sime që një ditë do ta dërgojë në Milan dhe ajo do të më kuptoj se për çfarë e kam fjalën. Për mua ishte një qytet i rëndësishëm, kam mësuar shumë gjëra dhe më mungon çdo gjë rreth Milanit. Dhe do të dëshiroja që të rikthehesha, fundi i fundit ka shumë lojtarë në Itali që janë të moshuar dhe luajnë në Serie A”, shtoi sulmuesi brazilian.

Sulmuesi brazilian kishte shënuar 51 gola në 177 paraqitje për “Rossonerët” gjatë aventurës së tij në Serie A përgjatë viteve 2007 deri në 2013, para se t’i bashkohej skuadrës së Corinthians.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat