Tomiyaso rikthehet në stërvitje

Futboll

Tomiyaso rikthehet në stërvitje

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:23
Takehiro Tomiyaso

Takehiro Tomiyaso është rikthyer në stërvitje të plota për Arsenalin.

Futbollisti mungoi që prej janarit për “The Gunners”, duke lënë boshllëqe të mëdha në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Përkundër rikthimit të tij, trajneri Mikel Arteta ende nuk ka vendosur nëse do të përfshijë në skuadër japonezin.

Nesër mbrëma, Arsenali do të udhëtojë në “Stamford Bridge” për t’u përballur me Chelsean në kuadër të Premier League.

Prezenca e Tomiyaso në krahun e djathtë të mbrojtjes do të jetë më se e nevojshme për londinezët që nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat