Muriqi: Do të luftojmë deri në fund

Futboll

Muriqi: Do të luftojmë deri në fund

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:50
Muriqi: Do të luftojmë deri në fund

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, kontribuoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2:1.

Dhe, kjo fitore ia mundëson Mallorcas të largohet sadopak nga zona e rrezikshme për të rënë nga liga.

Kjo skuadër është e 16-ta në tabelë me 32 pikë, tri më shumë se Granada, e cila e mbyll zonën e ekipeve që bien nga liga.

Muriqi e gjeti golin e katërt në La Liga këtë sezon, ndërsa zotohet se do të japë gjithçka nga vetja për ta ndihmuar Mallorcan t’i shmanget rënies nga liga.

“Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar 27 vjeçari në rrjetin social, “Instagram.

Muriqi është i huazuar në Mallorca për gjashtë muaj dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, përkundër formës së mirë në të cilën po kalon në ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat