Sulmuesi drejt largimit nga Milani

Futboll

Sulmuesi drejt largimit nga Milani

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:43
Sulmuesi drejt largimit nga Milani

E ardhmja e Ante Rebiç është në dyshim shumë të madh te Milani.

Sulmuesi kroat në këtë sezon me kuqezinjtë ka koleksionuar më shumë dëmtime se prezenca në fushën e lojës dhe drejtuesit po vlerësojnë të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, klubi kuqezi me shumë mundësi do ta shesë lojtarin në fundin e sezonit vetëm me një ofertë relativisht të mirë.

Aktualisht gjatë këtij sezoni, 28-vjeçari kroat është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 20 ndeshje nga ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat