Reali mund t’i afrohet titullit të kampionit sonte

Futboll

Reali mund t’i afrohet titullit të kampionit sonte

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:15
Reali mund t’i afrohet titullit të kampionit sonte

Real Madridi e synon shkëputjen në La Liga sonte.

“Los Blancos” do ta vizitojnë Osasunën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të të La Ligas.

Mbretërit e Spanjës aktualisht i kanë 15 pikë më shumë se Barcelona, derisa iu kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa katalunasit e kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Me një fitore eventuale sonte, ekipi i Carlo Ancelottit do t’i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, të cilin sipas të gjitha gjasave nuk do ta lëshojë nga duart.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat