Ekipi i Serie C ëndërron Ibrën

Futboll

Ekipi i Serie C ëndërron Ibrën

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:48
Ekipi i Serie C ëndërron Ibrën

Numri një i klubit të Barit, që militon në Serinë C italiane, Luixhi De Laurentis, djali i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis ka lançuar një deklaratë për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, ku ka deklaruar se dëshiron të ngjitet sërish në Serinë A, por me Zlatan Ibrahimoviç në skuadër:

“Duam të luftojmë për t’u ngjitur menjëherë në Serinë A. Ibrahimoviç më magjeps deri në vdekje. Një personazh unik, me komunikim të shkëlqyer dhe i fuqishëm.

Do ta transferoni te Bari në moshën 41-vjeçare? Pse jo!”, përfundoi De Laurentis.

Aktualisht Bari ka konfirmuar ngjitjen në Serinë B duke u renditur në vendin e parë me 75 pikë në Serinë C të grupit C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat