SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje

Futboll

SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:34
SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje

Një nga dhuratat më të mira për tifozët e futbollit mund të jetë edhe një fanellë e skuadrës së zemrës.

Rrezarta, tifozja e Gjilanit një ditë para ditëlindjes shprehu dëshirën e saj në Twitter që “dhurata e ëndrrave” për të do të ishte një fanellë e klubit.

“Nesër e kom ditelindjen edhe “dream gift” dhurata ëndrrave kishim qenë në fanellë e Gjilanit me nënshkrime t’krejt lojtarve. Po edhe nje urim prej SC Gjilanit ish kon mjaftueshëm”, shkroi një ditë para tifozja.

Drejtuesve të klubit iu ra në sy menjëherë shkrimi i tifozes, andaj edhe ia plotësuan ëndrrën.

Klubi i dhuroi asaj fanellën e tretë të skuadrës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe emrin e mbështetëses me numrin 17.

“Një dhuratë e vogël për një nga mbështetësit tanë me firmat e të gjithë lojtarëve, urime edhe njëherë”, ka shkruar Gjilani në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat