Vushtrria dështon, Ferizaj fillon festën!

Futboll

Vushtrria dështon, Ferizaj fillon festën!

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:03
Vushtrria dështon, Ferizaj fillon festën!

Vushtrria gabon, nuk merr më shumë se një pikë dhe ka minimizuar gjasat për pozitën e parë. 

Ferizaj i gëzohet barazimit të Vushtrrisë dhe në një formë fillon festën me kryetrajnerin Arbnor Morinën, edhe gjashtë pikë iu duhen dhe të konfirmohen praktikisht anëtar i elitës së futbollit të Kosovës.

2 Korriku ndahet baras (0:0) me Vushtrrinë, në takimin e javës së 23-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A. 

Barazim zhgënjyes për Vushtrrinë e cila renditet në pozitën e dytë me 46 pikë, 6 me pak se lideri Ferizaj dhe 2 Korriku është i katërti me 33. Flamurtari i Prishtinës e mposhti me 3:2 Kikën e Hogoshtit.

Ferizaj kryeson me 52 pikë, pasojnë Vushtrria 46, Fushë Kosova 35, 2 Korriku 33, Ramiz Sadiku 30, Flamurtari 30, Arbëria 28, Kika 23, Vllaznia 22 dhe Vitia 16. 

Në javën e 24-të takohen: 
Vitia - Kika
Ferizaj - Fushë Kosova
Ramiz Sadiku - 2 Korriku
Vllaznia - Flamurtari
Vushtrria - Arbëria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat