Sulmuesi pranë “divorcit” me Juventusin

Futboll

Sulmuesi pranë “divorcit” me Juventusin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:15
Sulmuesi pranë “divorcit” me Juventusin

Federiko Bernardeski rigjeti golin pas tre muajsh mungesë dhe ishte ai që i hapi rrugën kualifikimit të Juves në finalen e Kupës së Italisë, me sulmuesin që duket se do të luajë sfidat e fundit në Torino.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe jam i lumtur për këtë. Kam kaluar tre muaj i dëmtuar, në një moment që ndoshta mund të kisha dhënë diçka për Juven, por e rëndësishme është që jemi në finale.

Goli im i lamtumirës? Jo, nuk dua të flas për këtë gjë.

Kemi ende një sezon për të përfunduar dhe objektiva për të arritur. E rëndësishme është që jemi në finalen e Kupës dhe po presim me padurim të ndeshemi me Interin”, tha 28-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat