Tifozët e Romës në protestë pasi publikohet gjyqtari

Futboll

Tifozët e Romës në protestë pasi publikohet gjyqtari

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:43
Tifozët e Romës në protestë pasi publikohet gjyqtari

Në mes të furtunës që ka shpërthyer në Itali rreth favoreve për Interin e disfavoreve për skuadrat rivale të zikaltërve, drejtuesit e arbitrimit në Itali kanë marrë një tjetër vendim shumë të diskutueshëm për një nga ndeshjet që mund të vendosë fatin e këtij sezoni.

Këtë fundjavë luhet sfida mes Interit dhe Romës, që përveç titullit, mund të shërbejë për të dhënë një ide më të qartë edhe për luftën për vendin e katërt apo të pestë e kualifikimin e mundshëm në turnetë ndërkombëtarë.

Për këtë ndeshje është caktuar 34-vjeӓari Simone Soza, një arbitër me shumë perspektivë në Itali, por që mund të ketë një konflikt të vogël interesi.

Ai ka lindur dhe është rritur në Milano, më saktësisht në Serenjo që është rreth 20 kilometra larg qytetit ku ka bazën Interi. “Një milanez që arbitron Interin, kjo është çmenduri”, shkruante një tifoz në rrjetet sociale.

“Po mes shumë gjyqtarëve që ka në qarkullim, si mund të caktosh një që është i shtëpisë? E pastaj thonë që jemi ne tifozët që kemi mendime negative”, shkruante një tjetër në rrjetet sociale të cilat janë mbushur me kritikat dhe protestat e verdhekuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat