Lukaku drejt kthimit në Itali

Futboll

Lukaku drejt kthimit në Itali

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:55
Lukaku drejt kthimit në Itali

Romelu Lukaku mund të jetë pranë një rikthimi në Milano, por këtë herë në anën tjetër të qytetit.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga tabloidi “Goal”, i cili thekson së grupi i investitorëve që po përgatisin blerjen e klubit do të donin transferimin e bomberit belg si goditjen e tyre të parë në merkato.

Investitorët arab do të ishin të gatshëm të plotësonin kërkesat e Lukakut, i cili nuk po kalon një moment të mirë dhe do të ishte në favor të një rikthimi në Itali.

Vështirësitë e këtij operacioni qëndrojnë tek situata ku ndodhet Çelsi për shkak të shitjes së klubit, si dhe vlera e lartë e kartonit të lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse kushtet për këtë marrëveshje të mundshme do të plotësohen, dhe nëse do të kompletohet një nga “tradhtitë” më të bujshme të historisë së derbit të Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat