Real Madrid ka vetëm dy prioritete

Futboll

Real Madrid ka vetëm dy prioritete

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:28
Real Madrid ka vetëm dy prioritete

Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappe nga PSG te Real Madrid është propozuar si ngjarja e vitit në fushën e transferimeve, gjithmonë nëse do realizohet. Këtë e ka bërë të ditur sot “L’Equipe”, me titullin: “Operacioni Mbappe”.

E përditshmja sportive franceze raporton me detaje për një blic nga rrethi i klubit parizian, gjithmonë i orientuar drejt zgjatjes së kontratës me sulmuesin. Mbappe është emri në krye të listës së kërkesave nga Carlo Ancelotti për presidnetin e Realit, Florentino Perez.

Për mbrojtjen emri më i nxehtë është ai i gjermanit Antonio Rudiger, mbrojtësi aktual i Chelsea.

Trajneri italian i “Los Blancos” dëshiron të ndërtojë një ekip alla “Galactico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat