Silva: Më pas, në stërvitje...

Futboll

Silva: Më pas, në stërvitje...

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:50
Silva: Më pas, në stërvitje...

Kur Manchester City ka fituar Premier League sezonin e kaluar, sigurisht dikush në San Sebastian do të ketë festuar. Jo sepse nga to anë ka shumë tifozë të klubit anglez, por atje luan një legjendë e Citizens: David Silva.

Spanjolli është kthyer në atdhe pas dhjetë vitesh të kaluar në Etihad, ku është bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të historisë së klubit.

Tifozët e duan akoma shumë, edhe pse në disa aspekte Silva ka qenë si ata: nuk i pëlqente stërvitja dhe ishte gjithmonë gati të pinte diçka me miqtë. Kjo është konfirmuar nga një historie e veçantë e treguar nga Micah Richards.

BARKU – Ish-mbrojtësi i City-t ka shpjeguar në podcast-in e Match of the Day se sa special ishte spanjolli, pavarësisht se disa herë nuk dukej aspak një futbollist profesionist.

“David Silva-s i pëlqente të pinte, nuk ia keni idenë sa. Nuk do të bezdiset nëse jua them, vdes për birrën. Ka edhe bark, është një nga ata që urren të vrapojë”, ka thënë Richards.

“Megjithatë, ka një talent na tyral të jashtëzakonshëm. Një herë, në Los Angeles, Mancini na ka thënë se mund të dilnim natën, po çfarë kuptimi kishte të na detyronte të ktheheshim në mesnatë? Në atë orë hapeshin diskotekat!”.

Kështu, futbollistët janë organizuar për të qëndruar jashtë më shumë nga sa ishte parashikuar, por gjithmonë duke bërë kujdes që të mos kapeshin.

MËNGJES – “Kishte roja sigurie, ne ishim në katin e tretë të hotelit, por jashtë kishte një shkallë. Unë, Lescott, De Jong dhe David Silva kemi dalë dhe kemi marrë katër taksi për të na bërë shëtitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat