Juventusi gjen akordin me të preferuarin e Allegrit

Futboll

Juventusi gjen akordin me të preferuarin e Allegrit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:56
Juventusi gjen akordin me të preferuarin e Allegrit

Drejtuesit e Juventusit kanë arritur akordin e rinovimit me lojtarin e radhës.

Pas portierit Perin është Mattia De Sciglio ai që do të firmosë kontratën e re me klubin italian.

Mbrojtësi anësor, i cili mund të luajë në të dy krahët e prapavijës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës, por aventura e tij në Torino do të zgjasë deri në vitin 2025.

29-vjeçari është një nga të preferuarit e trajnerit Max Allegri, dhe këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje në të gjithë kompeticionet, duke u aktivizuar në krahun e majtë dhe të djathtë.

12 milionë euro pagoi Juventusi te Milani në verën e vititi 2017 për kartonin e De Sciglios, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te francezët e Lyonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat