Paraqitjet e dobëta i kushtojnë Maguires

Futboll

Paraqitjet e dobëta i kushtojnë Maguires

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:28
Paraqitjet e dobëta i kushtojnë Maguires

Harry Maguire nuk pritet që të jetë në formacionin bazë për derbin ndaj Arsenalit, të vlefshëm për javën e 34-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje të thellë 4:0 nga Liverpooli në ndeshjen e zhvilluar të martën.

Maguire u kritikua sërish për paraqitjen e tij dhe duket se kjo tani do t’i kushtojë atij me humbje të vendit në 11-shen startuese.

“The Athletic” ka raportuar këtë të premte se trajneri aktual i Man Unitedit, Ralf Rangnikc, nesër do ta lë anglezin në bankën rezervë për ndeshjen ndaj “Topçinjëve”.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit do të zhvillohet në “Emirates Stadium” me fillim nga ora 13:30.

Të dy skuadrat janë në garë për një vend në top katërshe.

Arsenali momentalisht renditet i pesti në tabelë me 57 pikë, tri më shumë se Manchesteri që është i gjashti.

Vlen të theksohet se skuadra londineze ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat