Gati për festën e titullit, 10 mungesa për Pochettinon

Futboll

Gati për festën e titullit, 10 mungesa për Pochettinon

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:29
Gati për festën e titullit, 10 mungesa për Pochettinon

PSG është përgatitur të festojë titullin kampion sonte në mbrëmje. Skuadra e Mauricio Pochettinos pret Lens në “Parc des Princes” (21:00), sfidë që do të transmetohet në Supersport 2.

Vetëm një pikë i duhet skuadrës kryeqytetase për të festuar titullin e dhjetë në histori, duke barazuar Marseille dhe Saint-Etienne, dy rekordmenët e futbollit francez.

15 pikë më shumë se Marseille e vendit të dytë numëron PSG kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe pesë javë në Ligue 1. Takimi ndaj Lens nuk duhet humbur për të nisur festën e titullit.

Edhe pse u zhgënjyen nga eliminimi nga Champions League, tifozët e PSG-së po përgatiten për titullin e dhjetë dhe të tetin në dhjetë vitet e fundit, që do të sigurohet edhe në humbet përballja me Lens, por Marseille nuk fiton ndaj Reims.

Ndërkohë, trajneri Pochettino nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje plot 10 lojtarë. Emra si Verratti, Icardi apo Draxler mungojnë për shkak të dëmtimeve të ndryshme muskulore apo në gju.

Gjithsesi, të gjithë do të jenë të pranishëm në “Parc des Princes” për të shijuar një tjetër titull, që do të ishte i pari në Francë për emra si Leo Messi, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Gigio Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat