Në Tetovë, ndeshje që vendos për garat evropiane

Futboll

Në Tetovë, ndeshje që vendos për garat evropiane

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:29
Në Tetovë, ndeshje që vendos për garat evropiane

Sot do të zhvillohen 4 ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë Futbollstike të Maqedonisë.

Përveç ndeshjes FC Shkupi – Renova, tjetër ndeshje e kësaj jave që është është interesante, do të jetë ajo që zhvillohet në Tetovë, në të cilën Shkëndija sfidon Makedonija Gj.P.

Që të dy ekipe janë në kërkim të vendit të tretë, që sjell kualfikimin në garat evropiane. Mysafirët, pas kualfikimit në finale të Kupës së Maqedonisë, tani kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive të rezultateve edhe në Tetovë. Ndërkohë “kuqezinjët” nuk mund të lejojnë dështim tjetër dhe do të kërkojnë fitoren e parë nën drejtimin e Artim Shaqirit.

Ndeshja Shkëndija – Makedonija Gj. P. do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, në orën 16:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat