Mehmeti: Doja fitoren

Futboll

Mehmeti: Doja fitoren

Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:26
Mehmeti: Doja fitoren

Trajner i Partizanit, Dritan Mehmeti, priste fitoren në “Loro Boriçi” për objektivin Europë, por edhe në këtë ndeshje problemi ishte te finalizimi para portës.

“Ka munguar saktësia para portës, edhe pse kemi shkuar në shumë situata te zona e 16 metrave. Edhe në ndeshjet e mëparshme ka ndodhur kjo. Europa është objektiv shumë i rëndësishëm, aspekti psikofizik ndikon shumë, ka tension brenda ekuilibrit të lojtarëve në realizimin e golave.

Është edhe çështje personaliteti duhet të kesh guxim për këto situata. Dua t’i përgëzoj lojtarët për çfarë kanë dhënë sot, pas asaj ndeshjeje me Skënderbeun u ngritëm psikologjikisht.”

Mungesa e finalizimit: “Sa i përket Skukës, nuk është zgjidhja për të shkuar të goli vetëm me këtë sulmues. Mala dhe Junior harxhojnë shumë energji për të mbërritur te porta kundërshtare dhe është humbja e qetësisë që ndikon në zgjidhjen e situatave. Murataj, me pak kujdes mund të kishte finalizuar më mirë.”

Barazimi jep shpresë: “Mendoj se erdhëm për të fituar dhe ky barazim nuk na jep atë qetësi, sepse në këto ndeshje nuk ka qetësi. Megjithatë është shumë e rëndësishme që kundërshtari nuk realizoi e mori një pikë. Barazimi megjithatë mban shpresën lart. Problemi nuk është pasi i fundit, por te finalizimi, siç e thashë edhe në rastin e Muratajt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat