Trajneri i Uellsit për kritikat ndaj Bale: Është turp

Futboll

Trajneri i Uellsit për kritikat ndaj Bale: Është turp

Më: 23 prill 2022 Në ora: 22:35
Trajneri i Uellsit për kritikat ndaj Bale: Është turp

Ylli uellsian, Gareth Bale nuk po kalon periudhën e tij më të mirë aktualisht në Spanjë.

Bale vazhdon të mos jetë pjesë e planit të Carlo Ancelottit dhe për këtë ai ka marr shumë kritika.

Së fundmi gazeta e mirënjohur ‘Marca’ e ka quajtur atë ‘Paraziti Uellsian’.

Në lidhje me këto kritika ndaj anësorit të Real Madridit, ka reaguar trajneri i Uellsit, Robert Page.

“Ajo që po ndodh atje është një turp, është e tmerrshme”, ishin fjalët e Page, për ‘Daily Mail’.

Bale përkundër që nuk po e gjen vetën në formacionin e Realit, me kombëtaren Uellsiane vazhdon të ketë minuta dhe tregon formë të lartë.

Ai shënoi dy golat vendimtar në ndeshjen e ‘Play Off-it’, për Kupën e Botës, ndaj Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat