Tjetër paraqitje zhgënjyese

Futboll

Tjetër paraqitje zhgënjyese

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:28
Tjetër paraqitje zhgënjyese

Kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u luajtur në Premier League, Manchester United e sheh veten gjashtë pikë larg vendit të katërt. Humbja e së shtunës ndaj një rivali direkt si Arsenal në transfertë me rezultatin 3-1 duket se i ka dhënë fund shpresës së Manchester United për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq, po dërgojnë drejt fundit një sezon zhgënjyes ndërsa Scott McTominay kërkon nga shokët e skuadrës që të reagojnë dhe të provojnë të bëjnë paraqitje dinjitoze në ndeshjet e radhës.

“Kemi pasur shumë probleme së fundmi, nga ne lojtarët, stafi.

Kanë ndodhur shumë gjëra në një kohë të shkurtër dhe në dy muajt e fundit na ka munguar vetëbesimi. Duhet të shkojmë në shtëpi dhe të shohim veten në pasqyrë, nuk mund të jemi të kënaqur kur kemi pësuar tre gola dhe kemi humbur ndaj Arsenal, një ndeshje të cilën meritonim ta fitonim.

Në këto katër ndeshjet e fundit duhet të tregojmë krenari, të tregojmë guxim në fushë. Ne duhet të jemi gati kur të vijë trajneri i ri, duhet të jemi të përqëndruar dhe ta surprizojmë atë”, u shpreh McTominay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat