Përplasje mes dy lojtarëve te Vllaznia, trajneri Plori: Nuk kam parë asgjë

Futboll

Përplasje mes dy lojtarëve te Vllaznia, trajneri Plori: Nuk kam parë asgjë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:33
Përplasje mes dy lojtarëve te Vllaznia, trajneri Plori: Nuk kam parë asgjë

Vllaznia barazoi kundër Partizanit një ditë më parë, ndërkohë që në minutat shtesë pati edhe një debat mes dy futbollistëve të skuadrës shkodrane.

Hakaj dhe Aralica patën një debat mes tyre në fushën e lojës për shkak të një markimi.

Mbrojtësi kishte diçka për t’i thënë sulmuesit kroat dhe mes tyre pati edhe shtyrje, shenjë e qartë e nervozizmit te kuqeblutë.

Në lidhje me këtë ngjarje u pyet pas ndeshjes edhe trajneri Elvis Plori, i cili deklaroi: “Unë këtë që thoni ju tani po e marr vesh. Isha duke ndjekur ndeshjen dhe isha shumë vigjilent, por nuk e kam parë një gjë të tillë.

Ndoshta mund të ketë ndodhur, por unë nuk e kam vërejtur atë gjë. Di të them se në dhomat e zhveshjes nuk ka patur asgjë, lojtarët kanë qenë shumë të qetë, por kuptohet nervoz me situatën e krijuar nga mungesa e rezultateve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat