Finale mbijetese në Korçë dhe Elbasan

Futboll

Finale mbijetese në Korçë dhe Elbasan

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:34
Finale mbijetese në Korçë dhe Elbasan

Barazimet mes skuadrave që luftojnë për kupat e Europës i lënë vendin tre dueleve të tjera në Superiore ditën e sotme dhe kemi të bëjmë me finale për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Nga ora 16:45 do të luhen të tria ndeshje dhe Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën më në formë të javëve të fundit, Kastriotin që nuk ka në stol trajnerin Çela dhe sulmuesin Kaina të pezulluar.

Te Tirana nuk e kanë harruar humbjen e shkuar, kur pati edhe shumë tension. Para tifozëve të tyre ata do kërkojnë të fitojnë dhe të kthejnë me këmbë në tokë Kastriotin, që objektivin mbijetesë po e arrin hap pas hapi.

Në Korçë Skënderbeu pret Egnatian dhe vetëm fitorja i bën punë, pasi përndryshe shanset për qëndrimin në Superiore bëhen gati zero.

E njëjta gjë mund të vlejë edhe për Dinamon, që në “Elbasan Arena” do mundohet të marrë tre pikët kundër Teutës. Kampionët në fuqi gjithashtu duan tre pikët, pasi nuk mund t’ia lejojnë vetes të luftojnë për mbijetesë deri në javët e fundit. / abcnews.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat