Derbi i shqiptarëve në Serie A

Futboll

Derbi i shqiptarëve në Serie A

Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:27
Derbi i shqiptarëve në Serie A

Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Carlo Castellani”, sfida Empoli-Napoli, e vlefshme për javën e 34-të në Serinë A italiane.

Empoli i shqiptarëve do të kërkojnë fitoren e parë të vitit kalendarik 2022, ku i mungon që prej dhjetorit pikërisht ndaj napoletanëve.

Skuadra e Luçiano Spaletit do të kërkojë tre pikët për të qenë ende në ndjekje të dy milanezëve në krye.

Kjo ndeshje mund të quhet dhe si derbi i shqiptarëve duke parë se nga skuadra toskane, janë Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli ndërsa te Napoli është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Në 11-shen startuese trajneri i Empolit, Andreacoli ka preferuar vetëm Asllanin, ndërsa nga krahu tjetër është në formacion edhe Rrahmani me të kaltërit. Derbi i shqiptarëve në Serie A.

FORMACIONET ZYRTARE –

EMPOLI – (4-3-1-2): Vikario; Stojanoviç, Viti, Luperto, Parizi; Zurkovski, Asllani, Bandineli; Verre; Kutrone, Pinamonti. Trajner: Aurelio Andreacoli.

NAPOLI – (4-2-3-1): Meret; Zanoli, Rrahmani, Huan Zhezus, Mario Rui; Fabian Ruiz, Anguisa; Lozano, Mertens, Insinje; Ozimhen. Trajner: Luçiano Spaleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat