Trajneri i Prishtinës gjen fajtorin

Futboll

Trajneri i Prishtinës gjen fajtorin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:29
Trajneri i Prishtinës gjen fajtorin

Prishtina është ndalur me barazim 1:1 në shtëpi nga Drenica në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Abdullah Ibrakoviq ka thënë se gabimet e shumta në mbrojtje, po u kushton me lëshimet e pikëve.

“Shumë gabojmë në mbrojtje, kjo po na ndodhë në shumë ndeshje.

Duhet të bëjmë më të mirën me këtë që e kemi”.

“Nuk kemi gjetur zgjedhje ndaj mbrojtjes së fortë të Drenicës”, ka deklaruar Ibrakoviq pas ndeshjes për Art Sport.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat