Allegri tani ka dy objektiva të mbetur!

Futboll

Allegri tani ka dy objektiva të mbetur!

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:47
Allegri tani ka dy objektiva të mbetur!

Juventusi do të përballet me Sassuolo në ndeshjen e javës së 34-të të Seria A, sfide qe do te zhivllohet te henen ne oren 20:45. Një takim shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë e Missimiliano Allegrit, pasi do të kërkojë pikët për të “blinduar” vendin e 4-të në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Juventusi e nisi mjaft keq sezonin por me pas e mori veten edhe pse me pak me shume kujdes dhe ndoshta duke mos flakur pike edhe ne fazen e dyte, mund te thoshte fjalen e saj deri ne fund per garen titull gjithashtu.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ta sepse do të ishte një rezultat prestigji. Ne kemi nevojë për paraqitjen e duhur, përndryshe do të dilnim me kocka të thyera. Kam ende lidhje të ngushtë me familjen Squizni, është një kënaqësi gjithmonë të kthehem edhe pse më kanë krijuar momente të vështirë ndonjëherë”.

“Nuk e kemi arritur akoma vendin e katërt, por jemi kualifikuar në finalen e Kupës së Italise. Ky trofe është objektiv për ne. Do të bëjmë vlerësimet tona në fund të sezonit futbollistik”.

“Arthur nuk do të jetë, nuk është rikuperuar. Shpresojmë që do të jetë kundër Venezias. Do të vendos se kush do të luajë pas seancës stërvitore. Do të ketë disa ndryshime. Mckennie ka bërë vrapime dje, po përmirësohet por fundi i sezonit është afër.

Locatelli po punon veçmas, nuk e di nëse kthehet para fundit të kampionatit. Rabiot po luan mirë, ai po i afrohet edhe më shumë shënimit të golave. Po përmirësohet si lojtar dhe ka shumë vite për të bërë mirë në karrierën e tij. De Ligt është në formë dhe mund të luajë. Duhet të zgjedh një mes Bonucci dhe Chiellini”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat