Liverpooli triumfon në derbin e qytetit, një pikë larg liderit 

Futboll

Liverpooli triumfon në derbin e qytetit, një pikë larg liderit 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:19
Liverpooli triumfon në derbin e qytetit, një pikë larg liderit 

Liverpooli ka fituar derbin e qytetit, me rezultat 2:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së 34-të të Premier League. 

Futbollisti Andrew Robertson realizoi në minutën e 62-të, ndërsa Divock Origi në atë të 85-tën thelloi fitoren. 

Manchester City kryeson me 80 pikë, ka një më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë dhe Evertoni renditet i 18-ti me 29 sosh.

Evertoni është në zonën e kuqe, kjo pozitë e largon nga Premier League. 

Me 30 prill Liverpooli luan në konak të Newcastles dhe Manchester City i shkon Leeds-it.

Everton ka punë të vështirë me 1 maj, ndeshet me Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat