Zbulohet procedura/ Ja si mund të blini bileta për finalen e Conference League

Futboll

Zbulohet procedura/ Ja si mund të blini bileta për finalen e Conference League

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj, vijojnë përgatitjet intensive për organizimin sa më të mirë të këtij eventi nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Grupet e punës janë çdo ditë në terren duke përgatitur çdo detaj për mirëpritjen e kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë në mënyrë që organizimin i finales të jetë perfekt. Duke parë edhe interesimin e madh të tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit edhe një herë bën me dije se të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për finalen e UEFA Conference League mund të regjistrohen në linkun https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojnë një llogari personale.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale.

Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille. Nga këto dy çifte do të përzgjidhen edhe dy finalistet që do të luajnë në Tiranë më 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat