Van Basten ka një këshillë për Ten Hagun

Futboll

Van Basten ka një këshillë për Ten Hagun

Më: 26 prill 2022 Në ora: 00:16
Erik ten Hag.

Ikona holandeze e futbollit, Marco van Basten ka dhënë disa komente lidhur me punën e re të Erik ten Hag.

Ten Hag është emëruar në krye të stolit të United dhe do të nis punët me të përfunduar ky sezon.

Shumë zëra thonë se me trajnerin holandez në krye, aty nuk do të ketë vend për Cristiano Ronaldon. Por kështu nuk mendon ikona Van Basten, i cili këshillon Ten Hag që të shqyrtojë gjithçka me kujdes.

“Nëse Ronaldo vazhdon të luajë siç luajti javën e kaluar ndaj Norwich, dhe shënon dy-tri gola për ndeshje, nuk ka nevojë të largohet”, ka thënë Van Basten.

“Ronaldo është lojtar që i bën gjërat sipas tij, por përderisa është produktiv, duhet t’i japësh një vend në skuadër. Ten Hag do të llogarisë gjithçka, por nuk mund të kërkojë gjërat e njëjta për Ronaldon, në aspektin fizik, sikur ai të ishte 18 vjeçar”, shtoi holandezi.

Erik ten Hag pritet të bëjë ndryshime të mëdha në sistemin e lojës së United. Ai planifikon edhe disa transferim të reja. Nuk dihet se cili do të jetë fati i CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat