Humbja ndaj shqiptarëve solli vendimin ekstrem

Futboll

Humbja ndaj shqiptarëve solli vendimin ekstrem

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:09
Humbja ndaj shqiptarëve solli vendimin ekstrem

Humbja 3-2 përballë Empolit i ka kushtuar shumë shtrenjtë skuadrës së Napolit që i ka dhënë kështu përfundimisht lamtumirë ëndrrave për titullin kampion.

Një disfatë që nuk është kapërdirë si fillim nga trajneri Luçiano Spaleti, i cili ka marrë një vendim ekstrem.

“Klubi ka vendosur se që nga e marta, në rifillimin e stërvitjeve, skuadra do të shkojë në grumbullim të përhershëm”. Ky ishte mesazhi që u shfaq në rrjete sociale të klubit menjëherë pas ndeshjes, duke bërë të qartë se deri në fund të kampionatit, napolitanët do të jetonin në qendrën stërvitore.

Klubi sqaron se vendimi për grumbullimin është marrë nga trajneri Spaleti që nuk e ka kapërdirë paraqitjen ndaj Bajramit e Asllanit, por sidomos tensionin që ka pasur në ndeshjen pas të cilës napolitanët kanë arritur edhe te kontakti fizik mes njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat