​Shpallet ylli javës në Superligën e Kosovës

Futboll

​Shpallet ylli javës në Superligën e Kosovës

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:34
Altin Merlaku

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.

Kapiteni i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti para tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2:0.

Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.

Ai shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit, në minutat 33 dhe 36, derisa gjatë tërë ndeshjes u dallua me angazhim dhe kreativitet.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t'iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat