Zbulohet rroga marramendëse vjetore që po ia kërkon...

Futboll

Zbulohet rroga marramendëse vjetore që po ia kërkon...

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:57
Zbulohet rroga marramendëse vjetore që po ia kërkon...

Antonio Conte është i gatshëm t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës  që po vjen,

Trajneri italian mund të largohet nga Tottenhami për ta marrë në dorë gjigantin francez.

Por, ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit ka kushte për t’iu bashkuar klubit nga “Parku i Princave”.

Mediumi “RMC Sport” raporton se ish-futbollisti i njohur italian kërkon nga sheikët e Parisit rrogë marramendëse prej 30 milionë eurosh në vit.

Gjithashtu, Conte ka kërkuar staf të tij me kusht që të përfundojë në kryeqytetin francez.

E në Londër tek Spurs ai paguhet 17 milionë euro në vit.

Natyrisht, Conte duhet ta presë njëherë shkarkimin e trajnerit aktual të PSG-së, Mauricio Pochettino.

Krahas Conte, në opsion të PSG-së është edhe trajneri francez, Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat