Rekordet e Ibrahimoviçit nuk kanë fund

Futboll

Rekordet e Ibrahimoviçit nuk kanë fund

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:12
Rekordet e Ibrahimoviçit nuk kanë fund

Rekordet e Zllatan Ibraimoviç nuk kanë fund. Sulmuesi suedez ishte protagonist në ndeshjen e djeshme kundër Lazios.

Edhe pse i futur në fushë në pjesën e dytë, Ibra iu afrua golit dhe në minutat shtesë dhuroi një asist për golin e fitores nga Sandro Tonali.

Me këtë asist ai bëhet lojtari më i vjetër që asiston në Seria A, në moshën 40 vjec e 6 muaj.

Më parë ky rekord mbahej nga legjenda Francesco Totti, i cili dha asistin e tij të fundit në ndeshjen kundër Torinos në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat