Chelsea dhe Man Utd në garë për lojtarin e Ajaxit

Futboll

Chelsea dhe Man Utd në garë për lojtarin e Ajaxit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:24
Antony

Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për yllin e Ajax.

Anësori brazilian i skuadrës së Ajax Amsterdam, Antony është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Antony ishte në listën e dëshirave të Man United, por garës për të i është futur edhe Chelsea.

Dinamika dhe shpejtësia e tij me topin e bëjnë atë një nga lojtarët më atraktivë në treg.

Interesim për shërbimet e Antony ka shfaqur edhe skuadra e Bayern Munich

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat