Skandal, UEFA gjen ndeshjen e trukuar në elitën e Serbisë

Futboll

Skandal, UEFA gjen ndeshjen e trukuar në elitën e Serbisë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:59
Skandal, UEFA gjen ndeshjen e trukuar në elitën e Serbisë

Një tjetër tronditje vjen nga elita e futbollit të Serbisë.

Në ndeshjen e 11 prillit mes Radnikut dhe Novi Pazarit, vendasit arritën që të fitonin me shifrat 2-0. Në momentet e golave është e vështirë që të dallosh një tolerim nga miqtë, ku gjithçka duket e rregullt në pamje të parë. Por mediat serbe raportojnë se UEFA e cilëson këtë përballje të dyshimtë dhe ka hetim për trukim.

Shërbimet e Specializuara të Monitorimit të Basteve tregojnë se kanë gjeturt dukuri të dyshimta në këtë takim teksa janë vendosur shuma të mëdha parash në baste për fitoren e Radnikut.

Madje edhe disa lojtarë të Novi Pazarit janë vendosur në hetim pasi mund të kenë luajtur për fitoren e kundërshtarëve të tyre me shuma të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat