Javi Martinez flet për Ancelottin dhe Guardiolan

Futboll

Javi Martinez flet për Ancelottin dhe Guardiolan

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:51
Ancelotti dhe Guardiola

Ish-lojtari i Bayern Munich, Javi Martinez ka folur për dallimet mes Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.

Spanjolli ka luajtur nën urdhrat e të dy trajnerëve sa ishte pjesë e Bayern dhe ishte i gatshëm të bënte një dallim mes tyre.

Ndonëse ka një vlerësim maksimal për të dy, ai ka vetëm një përgjigje kur pyetet për trajnerin më të mirë në botë.

“Për mua, të dy ata janë përfaqësuesit më të mirë të gjeneratave të tyre. Nga gjithë kolegët e Ancelotti, askush nuk ka mbetur në treg. Pep është trajneri më i mirë i gjeneratës së tij, përfshirë Luis Enrique, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp. Njerëzit që kanë ndryshuar futbollin. Ata janë të ndryshëm nga Ancelotti”, ka thënë Martinez.

“Guardiola ka një mënyrë unike të të analizuarit të futbollit. Ai mund të parashoh çfarë ndodh në fushë. Ti luan duke ditur se çfarë do të bësh dhe çfarë kundërshtari do të bëjë. Është avantazh i madh. Shto taktikat e tij dhe skemat e presingut dhe Pep është pothuajse i pamposhtur.”

“Kam pasur lidhje të fortë me të, sepse flisnim gjuhën e njëjtë, por raporti me Carlo ishte ndryshe. Ai është si baba, ai kujdeset shumë për lojtarët. Pep është më i ngurtë, më i fokusuar në analiza të videove, por një skuadre i duhet disiplina. Pep ka më shumë kontroll sesa Carlo, asgjë e madhe, por e vërejtshme”, shtoi spanjolli.

Tutje, ai dha edhe disa përgjigje akoma më konkrete.

“Fakti që Carlo është akoma aty, duke luftuar për objektiva të mëdha, e vendos atë në olimpin e historisë së futbollit, flet shumë për atë se sa i madh është ai dhe sa mirë punon. Ai është trajner i zgjuar. E njeh futbollin në mënyrë perfekte. Carlo e di çfarë i duhet skuadrës.”

“Kur më pyesin se kush është trajneri më i mirë në botë, unë gjithmonë them Guardiola, por për një lojtar është me rëndësi të punosh me trajnerë të cilët dinë të marrin më të mirën nga ti dhe unë kurrë nuk jam ndjerë më mirë sesa nën urdhrat e Carlo. Jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe personalisht, besoj se ai është më i miri nga të gjithë”, tha mes tjerash Javi Martinez.

Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti kontestojnë njëri-tjetrin sonte në gjysmëfinale të Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat