Juventus gjen zëvendësuesin te PSG-ja

Futboll

Juventus gjen zëvendësuesin te PSG-ja

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:14
Juventus gjen zëvendësuesin te PSG-ja

Juventus është vendosur në lëvizje për sezonin e ardhshëm.

Pas një sezoni jo të mirë, me luhatje, klubi është bërë gati për të rinovuar organikën, ndërsa një nga temat më të nxehta për momentin është largimi i numrit 10-të, Paulo Dybala. “Zonja e Vjetër” dhe argjentinasi ende nuk kanë një vendim përfundimtar për të ardhmen dhe në horizont është shfaqur “divorci”.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e klubit janë vendosur në lëvizje për pasuesin e tij dhe bëhet fjalë për një tjetër argjentinas, Angel Di Maria. Kontrata e 34-vjeçarit përfundon në verë dhe do të ishte një lëvizje me parametra zero, pasi Di Maria dhe PSG kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit. Ishi i Real Madrid dhe Manchester United është i hapur për një transferim të tillë, për të ndryshuar ambient dhe për të nisur një aventurë të re pas shtatë sezonesh në kryeqytetin francez.

Gjithashtu, Juventus po monitoron nga afër edhe Nicolo Zaniolo-n, i cili aktualisht është pjesë e Romës. Rruga për të gjetur akordin me 22-vjeçarin italian do të ishte më e gjatë dhe natyrisht më e kushtueshme. Roma kërkon 45 milionë euro plus bonuse për ta lënë të lirë lojtarin dhe për momentin drejtuesit torinoz po shqyrtojnë edhe mundësinë e një oferte në të cilën do të përfshihen lojtarë nga akademia e Juventusit për Romën.

Për momentin, çështja kryesore mbetet e ardhmja e Dybala-s, me lojtarin i cili deri në fund të sezonit do të marrë kohën e mjaftueshme për një vendim përfundimtar, ndërsa deri atëherë, Juventus do të ketë gati alternativat e mundshme për të zëvendësuar argjentinasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat