Asensio gjithnjë e më afër transferimit në Milan

Futboll

Asensio gjithnjë e më afër transferimit në Milan

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:37
Marco Asensio

Marco Asensio është i lidhur gjithnjë e më shumë me një kalim te Milani.

Sipas Fabrizio Romanos, përkundër që ka oferta edhe nga disa klube angleze në drejtim të spanjollit, por lojtari e preferon më shumë një kalim në “San Siro”.

Gjatë javës së ardhshme pritet të diskutohet në mes të drejtuesve të “Los Blancos” dhe lojtarit në lidhje me mundësinë e largimit.

Kontrata e Asensios me Realin skadon në vitin 2023 dhe me shumë gjasë futbollisti do të ndërrojë ambient në këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat