Suarez dëshiron Atl Madrid, klubi nuk i përgjigjet

Futboll

Suarez dëshiron Atl Madrid, klubi nuk i përgjigjet

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:43
Suarez dëshiron Atl Madrid, klubi nuk i përgjigjet

E ardhmja e Luis Suarez nuk dihet ende, nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë për Atletico Madrid apo do të largohet në fund të sezonit.

Agjenti i tij u takua me drejtuesit e klubit spanjollnë muajin shkurt për të mundësuar një rinovim kontrate, por ende është në pritje të një përgjigjeje dhe është i zhgënjyer që gjithçka që kishte planifikuar nuk po shkon siç duhej.

Ai gjithashtu do të dëshironte të qëndronte në Evropë edhe sepse në sezonin e Colchoneros ka statistikat më të mira të sezonit për të shënnuar gol.

Pas 18-të sezonesh si profesionist, ai nuk do të dëshironte të hiqte dorë nga një nga ligat më të mëdha evropiane dhe nuk do të dëshironte të shkonte në MLS.

Ai ka patur disa kontakte nga MLS por që nuk i ka pranuar, pasi Suarez në plan të parë ka qëndrimin te Atletico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat