Merret vendimi përfundimtar për kampionatin e futbollit

Futboll

Merret vendimi përfundimtar për kampionatin e futbollit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:02
Merret vendimi përfundimtar për kampionatin e futbollit

Kampionati i futbollit për këtë sezon në Ukrainë është mbyllur përfundimisht.

Ky ka qenë vendimi që është bërë publik nga Federata Ukrainase e Futbollit, e cila ka zbuluar vendimin që është marrë si pasojë e situatës për një aktivitet që qartësisht nuk mund të vazhdohet në kushte lufte.

“Të gjitha skuadrat e futbollit të Premier Ligës kanë mbështetur propozimin që të ndërpritet sezoni 2021-2022, pasi kampionati nuk mund të çohet në fund për shkak të zgjatjes të statusit të ligjit ushtarak në vend. Klasifikimi i 24 shkurtit 2022 do të jetë klasifikimi përfundimtar i sezonit 2021-2022, por nuk do të jepet një titull kampion”, theksonte Federata në njoftimin e saj për shtyp.

Në atë moment, Shakhtar Donjetck ishte në kreun e kampionatit me 2 pikë avantazh ndaj rivalëve të zakonshëm të Dinamo Kiev. Të dy skuadrat do të shkojnë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Dnjipro dhe Zoria kalojnë në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat