Benzema: Një humbje nuk është asnjëherë e mirë

Futboll

Benzema: Një humbje nuk është asnjëherë e mirë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 23:14
Benzema: Një humbje nuk është asnjëherë e mirë

Karim Benzema ishte si zakonisht protagonist i mbrëmjes për Real Madrid në Champions League. Manchester City e mposhti me rezultat 4:3 Real Madridin.

“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion, por e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja.

Fillimi? Nëse hyn në një ndeshje pa besim ndodh një gjë e tillë. Siti është një ekip i mirë, luajnë në shtëpi dhe shënuan dy gola. Mund të themi se sot mungoi pak nga gjithçka, pak ambicie, pak presion, pak besim. I gjetëm 25 minuta me vonesë.

“Panenka”? Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”, tha Benzema pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat