Durant: Gjithçka që na penalizoi

Futboll

Durant: Gjithçka që na penalizoi

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:07
Durant: Gjithçka që na penalizoi

Te skuadra e Bruklin Nets pranojnë se ky sezon ishte një dështim. Një ekip i ndërtuar për të fituar titullin, me 3 yje në përbërje në fillim të sezonit (Harden, Durant, Irving), por që këtë sezon nuk luajtën asnjëherë së bashku.

Fillimisht Irving u përjashtua si i pavaksinuar, më pas u largua Harden dhe në fund erdhi dëmtimi i Durant.

Skuadra u eliminua nga çerekfinalet play off, pasi u mund 4-0 me ndeshje nga Boston Seltiks.

“Nga ana emotive, ky ishte një sezon i vështirë për ne. Nuk mundëm të luanim asnjëherë ashtu si duhet, ashtu sikurse ishte programuar të luante ky ekip. Pësuam ndryshime drastike dhe na mungoi vijueshmëria në rezultate.

Nuk kam asnjë keqardhje, pasi gjithçka që na penalizoi ndodhi jashtë fushe, apo për gjëra që nuk kanë lidhje me fushën. Tani duhet të kuptojmë se si të ndërtojmë një ekip edhe më të mirë sezonin tjetër.

Ajo që shkatërroi sezonin tonë dhe na shpërqendroi nuk duhet të përsëritet më”, u shpreh Kevin Durant, ylli i NBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat