Reali kundër historisë

Futboll

Reali kundër historisë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:47
Reali kundër historisë

Reali i Madridit mundi të dilte “i gjallë” nga stadiumi “Etihad”, madje me shpresa të mëdha për t’u kualifikuar në finale të Championsit. Nga mënyra si shkoi ndeshje, humbja 4-3 u përjetua si fitore në kampin e “Los Blancos”.

Sigurisht që kanë të drejtë nëse i referohesh asaj që ndodhi përballë PSG-së në çerekfinale, teksa përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (1-0 për PSG-në), duke fituar 3-1 në “Bernabeu”.

Për të eliminuar skuadrën e Guardiolës, Reali nuk duhet thjesht të fitojë, por edhe ta bëjë me dy a më shumë gola diferencë, pasi te ruleta e penalltive asgjë nuk është më e sigurt. Megjithatë, historia, në këtë rast, nuk është në favor të klubit “merengues”.

Real Madridi nuk ka mundur kurrë të përmbysë humbjen e sfidës së parë gjysmëfinale në Ligë e Kampionëve. Dhe nuk bëhet fjalë për një rast sporadik. Plot tetë herë “Los Blancos”, si me formatin e vjetër të kompeticionit ashtu edhe në atë aktual nuk ia kanë dalë ta kthejnë rezultatin.

Në periudhën kur quhej Kupa Evropiane, në tri raste Reali është eliminuar pasi është mundur në takimin e parë: 1968, kundër Manchester United të George Best, 1-0 në “Old Trafford” dhe 3-3, në “Bernabéu”; në 1973, kundër Ajax-it të Johan Cruyff, 2-1 në Amsterdam, 0-1 në Madrid; dhe në 1987, kundër Bayernit të Rummenigges, Hoenessin dhe Matthausit, 4-1, në “Olympiastadion” dhe 0-1 në Madritd.

Në mijëvjeçarin e ri, Bayerni e ka eliminuar Realin e Madridit në dy raste në gjysmëfinale: Në vitin 2001, kur, në këtë rast, bavarezët fituan së pari në “Bernabéu” 0-1 dhe arritën një fitore 2-1 në “Allianz Arena”; dhe në vitin 2012, kur pasi të dyja ndeshjet përfunduan me të njëjtin rezultat 2-1,  penalltitë në “Bernabéu” u dhanë fitoren gjermanëve, shkruan Supersporti.

Para atij edicioni, Real Madridi ka arritur edhe një herë tjetër në gjysmëfinale. Në vitin 2011 ata u përballën me Barcelonën e Pep Guardiolës, që fitoi fillimisht 0-2 në “Bernabeu”, me një dygolësh të Messit, dhe barazoi 1-1 në “Camp Nou”.

Dy vjet më vonë, në 2013, Borussia Dortmundit bëri atë që konsiderohej e pamundur, duke fituar 4-1 në “Signal Iduna Park”, ndërsa suksesi 2-0 i Realit në “Bernabeu” nuk mjaftoi për kualifikimin në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat