Evra: Futbolli më shpëtoi

Futboll

Evra: Futbolli më shpëtoi

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:35
Evra: Futbolli më shpëtoi

Dihej se e kaluara e Patrice Evra nuk ka qenë një fushë me lule, por askush nuk e dinte se ish-kampioni francez ka kaluar një periudhë shumë të errët në moshë shumë të re.

Gjatë një episodi të BBC Freeze The Fear, ish-lojtari ka zbuluar vështirësitë që ka patur në moshën 13 vjeç dhe se ka qenë shpesh në situata shumë të rrezikshme.

“Kishte tri gjëra që bëja para se të bëhesha futbollist: shisja drogë, kërkoja lëmoshë jashtë dyqaneve dhe shisja televizorë”, ka thënë Evra.

“Një nga këto është një gënjeshtër dhe nuk kam shitur kurrë televizorë. Po, isha 13 vjeç dhe nuk po gënjej. Ndonjëherë kacavirreshim në kazanët e plehrave kur hidheshin hamburger të ftohtë nga Mc Donald”, ka vazhduar Evra.

“Kur babai braktisi familjen, gjithçka u transformua në kaos. Futbolli më ka shpëtuar. Kam shkuar në Itali kur isha 17 vjeç. Mbaj mend se na kanë dhënë ushqim. Më pas kam shkuar në dhomën time dhe i kam telefonuar mamasë.

“‘Kështu është si në parajsë’, i kam thënë. Njerëzit na japin për të ngrënë: dy pirunë nga njëra anë, dy thika nga tjetra’. Ky është kujtimi më i bukur i jetës sime”, ka thënë francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat