Dukagjini shënon fitore të thellë

Futboll

Dukagjini shënon fitore të thellë

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:51
Dukagjini shënon fitore të thellë

Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj autosajderit Feronikelit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Klinasit treguan lojë të mirë, sidomos në 45 minutat e parë shënuan tri herë përmes Altin Merlaku në minutën e 5-të, Arbër Shala në atë të 15-tën, Ergyn Ahmeti (45’) e NIkoliq (85’).

Tre pikë domethënëse për klinasit, që shpresojnë t’i ikin pozitës së tetë përkatësisht barazhit. 

Dukagjini renditet në vend të shtatë me 39 pikë e Feronikeli në fund me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat