Shkupi do t’i luajë në Çair sfidat evropiane?

Futboll

Shkupi do t’i luajë në Çair sfidat evropiane?

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:54
Shkupi do t’i luajë në Çair sfidat evropiane?

Siç bëjnë të ditur drejtuesit e kampionit të ri, skuadra shqiptare Shkupi, ekziston mundësia që ndeshjet evropiane t’i luajë si vendas në stadiumin në Çair.

Shkupi dëshiron të luajë në shtëpi të veten, në Çair, e jo në Arenën “Todor Proeski” siç ka qenë më parë.

“Kështu sot një delegacion i UEFA-s i kryesuar nga Danilo Filacione ka vizituar klubin, por edhe stadiumin e Çairit. 

Pas inspektimit të stadiumit Çair, mbetet të shihet se do t'i jepet ose jo "viza" kampionit tonë për të luajtur në Çair në ndeshjet evropiane”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat